ACREM
ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management) është lideri Shqiptar në menaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim.
ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim manaxhimin e Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Ambasador 3, etj. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.
ACREM është pjesë e Balfin GROUP, një nga grupet më të mëdha e me të suksesshëm të investimit në rajon.
Të reja

Rihapen Qendrat Tregtare në 11 Maj, ja masat e marra nga TEG dhe QTU
Një hapje shkallë-shkallë e qendrave tregtare duke filluar nga data 11 Maj sipas vendimit të qeverisë, është një vendim që i vjen në ndihmë konsumatorit, ndihmon punësimin, pasi shmanget falimentimi i bizneseve dhe ndihmon vetë shtetin, pasi dyqane të mbyllura do të...

Çfarë fshihet pas suksesit të “Alviero Martini 1ª Classe”, historia e veçantë e markës
Është një nga markat më të kërkuara dhe që prej hapjes së dyqanit në TEG, është një nga dyqanet më të vizituara në qendër. Flasim për Alviero Martini 1a Classe, një nga markat më të rëndësishme të modës italiane, që vjen me çanta dhe artikuj lëkure të klasit të lartë,...

11 Vjet – Rruga e Progresit
Miliona vizitorë çdo vit, si e ndryshoi konceptin e të bërit biznes në Shqipëri ACREM me qendrat tregtare Në dekadën e fundit, Qendrat Tregtare e kanë revolucionarizuar të bërin biznes në Shqipëri dhe kanë patur ndikim në jetën e një pjese të gjerë të konsumatorëve...

ACREM, merr pjesë në Panairin ‘’Work and Study 2018’’
Në datat 28, 29 dhe 30 Mars u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, edicioni i 9-të i Panairit ‘’Work & Study 2018’’ në të cilin u ofruan rreth 3 mijë vende pune nga 60 kompani dhe universitete. Acrem, lideri shqiptar në manaxhimin e pasurive të patundshme ishte...
Shërbimet tona