ACREM, pjese e BALFIN Group, është kompania lider në Shqipëri në fushën e menaxhimit të aseteve komerciale, e angazhuar në menaxhimin strategjik dhe rritjen e vlerës së portofolit të pasurive të paluajtshme të Grupit. Në portofolin e aseteve që menaxhon përfshihen Qendra Tregtare Univers (QTU), Tirana East Gate (TEG), East Gate Mall (EGM), Lungomare, Galleria by TEG, La Vista, njësitë tregtare bregdetare në Green Coast Resort, si dhe Tirana Logistic Park (TLP).

Themeluar në vitin 2007, ACREM ofron shërbime të integruara në fushat e qiradhënies, marketingut, konsulencës financiare, administrimit dhe menaxhimit të faciliteteve, duke garantuar ekselencë operacionale, rritje të qëndrueshme dhe një eksperiencë të përmirësuar për qiramarrësit dhe klientët në të gjitha asetet që menaxhon.Në përputhje me zgjerimin rajonal të BALFIN Group, ACREM ka shtrirë së fundmi mbulimin e shërbimeve edhe tek kompani të përzgjedhura të Grupit që operojnë në tregjet fqinje, duke forcuar një qasje të unifikuar në menaxhimin e performancës së sektorit retail dhe pasurive të paluajtshme në të gjithë rajonin.

Në vitin 2025, ACREM u vlerësua me çmimin “Professional Service Provider of the Year” në kuadër të SEE Real Estate Awards, një njohje që konfirmon lidershipin, inovacionin dhe kontributin e kompanise në zhvillimin e sektorit të pasurive të paluajtshme komerciale në rajon.

MISIONI

Secili nga ne në ACREM ka bërë një angazhim individual për përsosmëri. Ne jemi lider në industrinë e pronave të patundshme, duke ofruar një shërbim të standardeve botërore, ndërsa demonstrojmë udhëheqje përmes shërbimit dhe kontributeve për komunitetin tonë. Ne ofrojmë shërbime të përqendruara te klienti, duke ndërtuar vlera përmes shërbimit tonë të plotë në dhënien me qira të pasurive të patundshme, shitjeve, menaxhimit të qendrave tregtare, shërbimeve të zhvillimit dhe aftësive të shitjes së biznesit. Ne përqafojmë ndryshimin e tregut dhe formulojmë mundësi që klientët tanë të arrijnë rezultate të dëshiruara.

VIZIONI

Të qënit lideri kryesor në menaxhimin e pasurive të patundshme dhe qendrave tregtare, sjellim të parët marka të reja në Shqipëri dhe krijojmë zgjedhjet më të mira në fushat e zhvillimit në të cilat ne operojmë.

VLERAT TONA

  • Ne rritemi çdo ditë përmes krijimtarisë dhe inovacionit.
  • Klientët tanë janë aktorët më të rëndësishëm në treg.
  • Ne përpiqemi të përmbushim dhe tejkalojmë pritshmëritë e klientit në çdo përvojë blerjeje.
  • Ne promovojmë rritjen dhe lumturinë e anëtarëve të ekipit.
  • Suksesi ynë varet nga energjia kolektive, inteligjenca dhe kontributet e të gjithë anëtarëve të ekipit tonë.
  • Ne kujdesemi për komunitetet dhe mjedisin tonë.

Parqe Logjistike

Sipërfaqe totale prej 36,000 m2, 15,500 m2 depo

Kompleks Vilash

122 Vila, Sipërfaqe mbi 20 ha

Qendra Tregtare

Me 203 Dyqane, Sipërfaqe 142, 700 m2

Zyra

1200 m2, 4-kate