ACREM
ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management) është lideri shqiptar në menaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjerë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim.
ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim menaxhimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, TLP, Rolling Hills. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.
ACREM është pjesë e Balfin GROUP, një nga grupet më të mëdha e më të suksesshëm të investimit në rajon.
Të reja
Mariola Kuçi dhe ACREM: Ndërtimi i Platformës së Integruar të Retail-it në Shqipëri
Struktura si Strategji, Eksperienca si Diferencues Në peizazhin retail që po zhvillohet me shpejtësi në Shqipëri, vetëm madhësia nuk mjafton më. Ajo që ka rëndësi është mënyra se si menaxhohen asetet, si krijohen eksperiencat dhe si strukturohen portofolet për...
Një tjetër histori suksesi me edicionin rekord të Markatës së Lodrave
E kthyer në një traditë tashmë, Markata e Lodrave është një nga aktivitetet autentike të QTU, një format i veçantë që vendos fëmijët në qendër të eksperiencës dhe i fton ata të ndërveprojnë, të shesin, të blejnë dhe të shkëmbejnë lodrat e tyre me njëri-tjetrin, duke...
TEG sjell artin dhe kreativitetin e të rinjve më pranë publikut me “MAKING”
Tirana East Gate vazhdon të forcojë rolin e tij jo vetëm si destinacioni tregtar më i madh në Shqipëri, por edhe si një hapësirë që promovon kulturën dhe talentet e reja. Përmes iniciativës artistike “MAKING”, nga 21 maji, TEG hap dyert për artistët e rinj dhe...
Shërbimet tona



