ACREM
ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management) është lideri shqiptar në menaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjerë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim.
ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim menaxhimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, TLP, Rolling Hills. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.
ACREM është pjesë e Balfin GROUP, një nga grupet më të mëdha e më të suksesshëm të investimit në rajon.
Të reja
ACREM dhe Mane Foundation: Iniciativa të përbashkëta në mbështetje të komunitetit në vitin 2025.
Në ACREM, menaxhimi i pasurive dhe qendrave tregtare shoqërohet me një angazhim të vazhdueshëm për ndikim pozitiv në komunitet. Gjatë vitit 2025, përmes qendrave tregtare që menaxhon, Tirana East Gate dhe QTU, ACREM ka mbështetur një sërë iniciativash sociale të...
BALFIN Group: Duke Formuar të Ardhmen e Pasurive të Paluajtshme në Ballkanin Perëndimor dhe Përtej
Me një kombinim dinamik të qendrave tregtare, retail park-eve, hoteleve dhe ndërtimeve rezidenciale, Grupi BALFIN po vendos standarde të reja për pasuritë e paluajtshme në Evropën Juglindore. Në këtë intervistë ekskluzive, Zv/Presidenti i Menaxhimit të Aseteve të...
E ardhmja e Retail-it në Ekonominë në Rritje të Shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Tregu i retail-it në Shqipëri po evoluon me një ritëm të paprecedentë. Si CEO e ACREM, Mariola Kuçi drejton një nga kompanitë kyçe të BALFIN Group, duke operuar në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe duke udhëhequr modernizimin e pasurive të paluajtshme komerciale...
Shërbimet tona



