Tirana Logistic Park
Informacion rreth projektit
Tirana Logistic Park (TLP) është parku më i madh logjistik në Shqipëri dhe një ndër më modernët në Ballkanin Perëndimor. Me një sipërfaqe totale prej 36,000 m2 dhe 15,500 m2 godina (depo), ai është vendosur strategjikisht mes Aeroportit të Rinasit dhe Portit të Durrësit, lehtësisht i aksesueshëm edhe nga vendet fqinje.
Njësitë ofrojnë shërbime si depozitim, intralogjistikë, menaxhim të inventarit, menaxhim të porosive, shpërndarje lokale, transport ngarkese, dhe shërbime me vlerë shtesë si paketim, parapaketim, përpunim, dhe etiketim. Tirana Logistic Park po mundëson lidhjen mes bizneseve në të gjithë Shqipërinë dhe ato në rajon, veçanërisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Projekte të tjera



