ACREM është lideri shqiptar në menaxhimin e Qendrave Tregtare, Rezidencave të Banimit dhe tipologjive të tjera të pasurive të patundshme.

ACREM

ACREM, pjese e BALFIN Group, është kompania lider në Shqipëri në fushën e menaxhimit të aseteve komerciale, e angazhuar në menaxhimin strategjik dhe rritjen e vlerës së portofolit të pasurive të paluajtshme të Grupit. Në portofolin e aseteve që menaxhon përfshihen Qendra Tregtare Univers (QTU), Tirana East Gate (TEG), East Gate Mall (EGM), Lungomare, Galleria by TEG, La Vista, njësitë tregtare bregdetare në Green Coast Resort, si dhe Tirana Logistic Park (TLP).

Themeluar në vitin 2007, ACREM ofron shërbime të integruara në fushat e qiradhënies, marketingut, konsulencës financiare, administrimit dhe menaxhimit të faciliteteve, duke garantuar ekselencë operacionale, rritje të qëndrueshme dhe një eksperiencë të përmirësuar për qiramarrësit dhe klientët në të gjitha asetet që menaxhon.

Në përputhje me zgjerimin rajonal të BALFIN Group, ACREM ka shtrirë së fundmi mbulimin e shërbimeve edhe tek kompani të përzgjedhura të Grupit që operojnë në tregjet fqinje, duke forcuar një qasje të unifikuar në menaxhimin e performancës së sektorit retail dhe pasurive të paluajtshme në të gjithë rajonin.

Në vitin 2025, ACREM u vlerësua me çmimin “Professional Service Provider of the Year”në kuadër të SEE Real Estate Awards, një njohje që konfirmon lidershipin, inovacionin dhe kontributin e kompanise në zhvillimin e sektorit të pasurive të paluajtshme komerciale në rajon.

Të reja

Tirana East Gate: Duke ndërtuar për të evoluar

Tirana East Gate: Duke ndërtuar për të evoluar

Peter Sempelmann28 tetor 2026 Pesëmbëdhjetë vjet pas hapjes, Tirana East Gate po përgatitet për zgjerimin e dytë të madh. Projekti do të sjellë hapësira të reja për blerje, argëtim, gastronomi dhe gjelbërim. Por ambicia e tij shkon më tej: të ruajë rëndësinë e një...