TEG është qendra tregtare më e madhe dhe më e njohur në Shqipëri, një pikë referimi në kryeqytet, si dhe një destinacion argëtimi.

Edhe pse nuk është Dita Ndërkombëtare e Matematikës (është në fakt 14 marsi, që është Dita e Pi-së), nëse të pëlqejnë numrat, këtu gjen disa fakte interesante rreth TEG që ndoshta nuk i ke ditur.

  1. Nëse do të blije një nga çdo gjë që ofron TEG, do të shkoje në shtëpi me 808,030 produkte me vete nga kategoritë e modës, elektronikës, lodrave, produkteve shtëpiake, sendeve ushqimore, etj.
  2. TEG është shtëpia e 123 dyqaneve, duke përfshirë rrjetin më të madh të markave të modës, Inditex.
  3. Është gjithashtu shtëpia e kinemasë më të madhe në vend, me 7 salla bashkëkohore që shfaqin afërsisht 10 filma çdo ditë. Kjo do të thotë të paktën 3,650 shfaqje në vit. Shumëzojeni atë me 1,000 vende për dramë, komedi, aksion, triller, animacion, koncerte etj. Totali: shumë emocione individuale!
  4. Më shumë se 9.6 milionë njerëz vizitojnë TEG çdo vit – kjo është e gjithë popullsia e Hungarisë
  5. TEG ka parkingun më të madh në vend – 2,000 makina!
  6. Sipërfaqja e përgjithshme bruto e dhënë me qira është 56,000 m2. Kjo është edhe sipërfaqja e bazës e Piramidës së Tiranës, ndërtesës ikonike të vendit.
  7. TEG organizon të paktën 2 ekspozita artistike në vit – thuaj po deshe që bëhet vetëm pazar!
  8. TaoTao, hapësira më e madhe argëtuese në Shqipëri për të rritur dhe fëmijë, u hap në TEG në vitin 2022 – 2,500 m2 lojëra ku koha fluturon.
  9. 2,480 persona punojnë për të operuar qendrën tregtare më të madhe në vend, e cila është gjithashtu një nga më të mëdhatë në rajon.
  10. Në TEG mund të zgjedhësh dhe të shijosh nga 13 opsione gastronomike, nga markat ndërkombëtare të ushqimit të shpejtë (Burger King, Good Fellas, KFC & Pizza Hut) deri te ushqimet e detit, sushi dhe restorantet moderne mesdhetare, përveç 5 bareve për të pushuar, biseduar dhe për t’u furnizuar me energji në mes të blerjeve.

Dhe janë këto çka e bëjnë TEG destinacionin e parë për blerje dhe më shumë.