ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management) është lideri shqiptar në menaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjerë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim. ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim menaxhimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU.
ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh. Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.
ACREM është pjesë e Balfin GROUP, një nga grupet më të mëdha e më të suksesshëm të investimit në rajon.
MISIONI
Secili nga ne në ACREM ka bërë një angazhim individual për përsosmëri. Ne jemi lider në industrinë e pronave të patundshme, duke ofruar një shërbim të standardeve botërore, ndërsa demonstrojmë udhëheqje përmes shërbimit dhe kontributeve për komunitetin tonë. Ne ofrojmë shërbime të përqendruara te klienti, duke ndërtuar vlera përmes shërbimit tonë të plotë në dhënien me qira të pasurive të patundshme, shitjeve, menaxhimit të qendrave tregtare, shërbimeve të zhvillimit dhe aftësive të shitjes së biznesit. Ne përqafojmë ndryshimin e tregut dhe formulojmë mundësi që klientët tanë të arrijnë rezultate të dëshiruara.
VIZIONI
Të qënit lideri kryesor në menaxhimin e pasurive të patundshme dhe qendrave tregtare, sjellim të parët marka të reja në Shqipëri dhe krijojmë zgjedhjet më të mira në fushat e zhvillimit në të cilat ne operojmë.
VLERAT TONA
- Ne rritemi çdo ditë përmes krijimtarisë dhe inovacionit.
- Klientët tanë janë aktorët më të rëndësishëm në treg.
- Ne përpiqemi të përmbushim dhe tejkalojmë pritshmëritë e klientit në çdo përvojë blerjeje.
- Ne promovojmë rritjen dhe lumturinë e anëtarëve të ekipit.
- Suksesi ynë varet nga energjia kolektive, inteligjenca dhe kontributet e të gjithë anëtarëve të ekipit tonë.
- Ne kujdesemi për komunitetet dhe mjedisin tonë.
Parqe Logjistike
Sipërfaqe totale prej 36,000 m2, 15,500 m2 depo
Kompleks Vilash
122 Vila, Sipërfaqe mbi 20 ha
Qendra Tregtare
Me 203 Dyqane, Sipërfaqe 142, 700 m2
Zyra
1200 m2, 4-kate