Property management apo menaxhimi i pronave komerciale dhe jo vetem eshte nje proces tejet kompleks dhe jo mjaft i aplikuar ne Shqiperi. Nje nga kompanite qe ka nje experience te gjere ne kete fushe ne Shqiperi eshte ACREM (Albanian Property Management Company), pjese e Grupit Balfin.

Aktualisht kompania Acrem menaxhon qendra tregtare te tille si TEG (qendra me e madhe ne vend) ,QTU dhe AOOS , zyra ne qendra biznesi. Gjithashtu ACREM administron ambjente banimi si Ambasador 3 ku numërohen rreth 155 apartamente luksoze banimi dhe 123 vende parkimi, duke ofruar shumë lehtësira në mënyrën e të jetuarit, kompleksin rezidencial “Rolling Hills Luxury Residences” i cili është një kompleks me 122 vila elegante, i pari i këtij lloji në Shqipëri ku edhe fale administrimit te ACREM kompleksi ofron një eksperiencë luksoze të sigurtë. Ne focus dhe shume projekte te tjera qe priten te zhvillohen ne te ardhmen.

Per t’u njohur me nga afer me kete lloj biznesi dhe me proceset dhe sherbimet e ndryshme qe ofrohen ne kete drejim u takuam me Mariola Kuci, Drejtoreshe Ekzkekutive e ACREM.

Intervista:

Pershendetje Mariola! Se pari mund te na thoni pak me shume mbi kompanine ACREM-Cili eshte historiku i saj? Kur eshte themeluar?

ACREM (Albanian Property Management Company)  është pjesë e Balfin GROUP, grupit më të madh dhe inovator të investimeve ne Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

ACREM është themeluar në vitin 2005,  duke marrë përsipër menaxhimin e sukseshëm të QTU, Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri. Kompania ka në manaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi nga të cilat mund të përmënden TEG, QTU, Qendra Tregtare Fier ‘AOOS’, Rolling Hills, Ambasador 3 etj. Mund te themi me bindjen me te plote qe ACREM tashme ka krijuar standartet për praktikat më të mira të manaxhimit të pasurive të paluajtshme!

Cilat jane sherbimet qe ju ofroni dhe cilet jane perfituesit e ketyre sherbimeve?

Me një rrjet profesionistësh, ACREM ofron një paketë të gjërë shërbimesh si:

Manaxhim te qendrace tregtare; Administrim i njesive te banimit; Manaxhimin e pasurive të paluajtshme brenda dhe jashte grupit Balfin; Qiradhenie te njesive te biznesit dhe banimit; Marketing. Mirembajtje Prone me shërbime si: Mirëmbajtje teknike e pronës; Konsulencë Financiare; Sherbime Profesionale Pastrimi; Shërbimi Dezinfektim – Dezinsektim – Deratizim (DDD); Mirëmbajtje Gjelbërim; Ruajtja e Objekteve (Security); Menaxhimi i Mbetjeve, Tërheqje e Mbetjeve Urbane; etj.

Qendrat Tregtare nën manaxhimin e pasurive të paluajtshme nga ACREM jane kthyer ne destinacionet e blerjeve më të vizituara ne Shqipëri, dhe vendi me i përshtatshëm dhe shumë i dukshëm që ofron mundësi të mëdha për të zhvilluar një aktivitet apo promovim. Gjithashtu,  nëse kërkoni ambjente për banim, njesi biznesi, zyra apo magazina jeni sërisht në vendin e duhur. Ne angazhohemi të ofrojmë shërbime ndërmjetësimi për identifikimin dhe qiramarrjen e një prone të paluajtshme qofshin keto njesi biznesi, banimi etj sipas kërkesave të paraqitura nga klienti qofte ky biznes apo individ. Kryejme kërkime në tregun e pasurive te paluajtshme për të identifikuar pronen e duhur, që të plotësoje kërkesat e klientit për qiramarrjen nga ana e tij, si dhe asistojme në realizimin e qiramarrjes së pronës për klientin. Ekspertët tanë imobiliarë marrin pjesë në negocimin për nënshkrimin e kontratës së qiramarrjes së pronës  që do të merret me qira nga klienti, duke ju shërbyer interesave tuaja.

Cilat jane disa nga probelemet qe hasni ne punen tuaj te perditshme dhe si I zgjidhni ato?

Manaxhimi dhe nderveprimi  me klientet eshte nje fushe e veshtire.Përveç kësaj, klientët tane vijnë nga biznese të ndryshme ndaj edhe ne aktivitetin tone ditor hasim problematika nga me te ndryshmet. Por me kalimin e kohes dhe fale eksperiences nder vite me nje staf stabel e te dedikuar ato behen totalisht te trajtueshme duke i kushtuar vemendje te menjehershme. Ne momentin që njihemi me arsyet e cdo ceshtje, punojme per trajtimin dhe zgjidhjen e tyre. ,mund të punojme për të parandaluar humbjen e klientëve duke u marrë me çështjet në mënyrë aktive.

Ndaj, të qënit të aftë të identifikojme dhe të adresojme problematikat sa më shpejt të jetë e mundur na ndihmon që të rrisim pritshmerite e klienteve.

Cfare marredheniesh keni me klientet tuaj ne ambjentet e ndryshme qe ju menxhoni?

Pavaresisht tipologjive te bashkepunetoreve tane (keshtu i quajme ne klientet) qe eshte e ndryshme, kjo nuk na pengon te kemi nje maredhenie korrekte, profesionale dhe te shendoshe me ta. Ajo cka mbajme ne si trofe tashme eshte BESNIKERIA e tyre dhe bashkepunetoret besnikë krijohen nga reciprociteti një konstrukt social që rrit besnikërinë.

Ne jemi transparentë rreth aktiviteteve që kryejme, komunikojme rezultatet rregullisht, shikojme dhe ofrojme mundësi për përmirësim.

Kërkojme feedback të rregullt nga te gjithë dhe krijojme kujtime rreth suksesit tone të përbashkët.  Është konsistenca që ndërton besimin me partneret. Ata dinë se çfarë të presin dhe mund të mbështeten në skuadrën tone, ne strategjite e marketingut qe ne krijojme për të përftuar rezultatet e kërkuara.

Kultura e kompanise sone, lidershipi , praktikat e biznesit dhe Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët kontribuojnë të gjitha në mbajtjen e nje maredhenie te shendetshme me bashkepunetoret.

Cilat jane planet tuaja per te te ardhmen?

ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh. Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer konsumatore, bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në eksperiencën e fituar në treg.

Ne vijim te zhvillimit te sherbimeve tona te lart permendura se fundmi kemi marre Licencen per Formimin Profesional te Administratoreve te godinave te banimit, sherbim ky qe do te jete ne fokusin tone kete fundvit.

ACREM krijon vlerë për klientët duke ofruar shërbime këshillimore nga faza e zhvillimit të konceptit, përmes menaxhimit të projektit në zbatimin e procesit të marketingut dhe leasing-ut, përfshirë planifikimin dhe konsulencën e planeve tuaja per zhvillim, studimet e fizibilitetit, përzierjen e qiramarrësve, këshilla financiare, vlerësimin, menaxhimin e pronës dhe objekteve e shumë më tepër.

Duke perfituar nga marrëdhënia jonë kombinuar me ekspertizën lokale të shitjes me pakicë sjellim prane jush një pasuri të mundësive të reja për zhvillim qe ju ftojme ti shfrytezoni!