Shërbim Administrimi

MIRËMBAJTJE TEKNIKE E PRONËS

Shërbime profesionale mirëmbajtje të pronës dhe biznesit tuaj

Mirëmbajtje sipas standardeve CE

Besueshmëri dhe përgjegjshmëri

Cilësi dhe profesionalizëm

Kosto të monitoruara

Asistencë 24h/7 ditë të javës

Shërbim i plotë mirëmbajtje i besueshëm dhe profesional, në qendra tregtare, objekte rezidenciale, ambjente të biznesit të të gjitha llojeve dhe madhësive dhe përkundrejt një kostoje të monitoruar.

Ofrojmë zgjidhje të përparuara teknologjikisht për të mirëmbajtur dhe kontrolluar produktivitetin për:

• Sisteme hidraulike dhe elektrike

• Sisteme të ngrohjes qëndrore

• Sisteme të ajrit të kondicionuar

• Sisteme të ajrit AC/frigoriferike

• Sisteme të sigurisë CCTV, Intrusion, Akses

• Shërbime civile ndërtimore

• Shërbime mirëmbajtje, gjelbërimi

• Shërbime mirëmbajte pishina dhe trajtime të ujit

Avantazhi ynë:

• Konsulencë inxhinierike e unifikuar

• Monitorim efikas për kursime të mëdha në terma financiarë

MIRËMBAJTJE GJELBËRIMI

ACREM ofron shërbime kopshtarie në komplekse banimi, parqe dhe institucione publike dhe private në bazë ditore/javore/mujore. Nëse ju jeni një ekzekutiv biznesi/menaxher prone, ose një individ privat, dhe jeni në kërkim për ofertën më të mirë për shërbimin e gjelbërimit dhe garanci në ofrimin e tij, atëherë na kontaktoni!

Qasja jonë për mirëmbajtjen e hapësirave të blerta është e bazuar në menaxhimin e një sistemi të ekuilibruar biologjik. Përqëndrohemi në shëndetin e bimëve, duke përdorur sasitë e duhura të ujit, dhe përdorimin e metodave organike për luftimin e dëmtuesve dhe barërat e këqija.

ACREM kupton rëndësinë e buxhetit të mirëmbajtjes së hapësirave të blerta për pronën tuaj. Marrim në konsideratë shpenzimet e çdo aktiviteti të mirëmbajtjes dhe japim vlerësime para se të angazhohemi në ndonjë përmirësim.

Ofrojmë profesionalitetin dhe eksperiencën tonë për mirëmbajten e hapësirave të gjelbërta, si dhe një skuadër ekspertësh, për të sistemuar kopshtin ose lulishten tuaj, duke përfshirë:

• Zbatim projekti për ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbërta.

• Punime, sistemime, drenazhime, përgatitja e terenti për mbjellje.

• Mbjellje pemësh dekorative.

• Përgatitja e terentit për mbjellje bari.

• Varianti i mbjelljes së barit me farë me të gjitha proceset teknike.

• Ndërtim lulishteje me tapet të gatshëm.

• Ndërtimi i impantit të vaditjes bashkëkohor, mekanik dhe me tajmer të programuar.

• Mirëmbajtje lulishteje me të gjitha proceset.

• Shërbime agro-teknike, korrje bari, krastitje pemësh dekorative dhe frutore.

• Spërkatje ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Vazhdimisht bëhen konsultime dhe raporte periodike për permiresimin në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara dhe evitimin që pemët apo lulet që thahen apo dëmtohen.

“Ne kemi një ekip të dedikuar që ofron nje shërbimin profesional dhe pajisje të sigurta për të siguruar që puna juaj të bëhet në kohë dhe me një standard të lartë të cilësie!

SHËRBIMI DEZINFEKTIM – DEZINSEKTIM – DERATIZIM (DDD)

ACREM sh.p.k., ofron zgjidhje, merr përsiper kontrollin e insekteve të dëmshme të të gjitha llojeve të ambienteve te brendshme dhe të jashtme si Hoteleve, Qendrave Tregtare, Komplekseve industriale dhe tekstile, Magazinave etj.

PROGRAMI DDD

1. Programi i dezinfektimit: Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin dhe parandalimin e infestimit të insekteve zvarritëse dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, furrëtaret etj) që janë bartës të agjentëve të sëmundjeve ngjitëse.

2. Programi i dezinsektimit: Dezinsektimi i ambjentit ka si qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, me qëllim të shkatërrimit të mikroorganizmave patogjene dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në ambjentet që na rrethojnë.

3. Programi i deratizimit: Deratizimi i ambjentit do të kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet monitoruese të pajisura me karrema joshëse (rodenticide).

Ndërhyrja kryhet duke përdorur produktet me inovative dhe më cilësore, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së. Produktet e perdoruara, nuk përmbajnë lëndë toksike, nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e njeriut, kafshëve apo bimëve, nuk lënë shenja në sipërfaqet e trajtimit.

Ekipi profesional i kontraktuar nga ACREM diagnostifikon problemin dhe i jep zgjidhje, duke garantuar sigurimin e një shkalle të lartë higjene, duke mundësuar zhdukjen e mikrobeve, shfarrosjen e insekteve dhe parazitëve në të gjitha ambjentet, përdorimin e mënyrave ekologjike dhe sanitare të përparuara të higjenës duke ruajtur një standart të lartë në shërbim.

Për të siguruar një mbrojtje maksimale, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm identifikimi, inspektimi i ambjentit të prekur, marrja e masave higjenike, monitorimi, kontrolli dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, që bazohet në metoden e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes përfundimtare të problemit.

RUAJTJA E OBJEKTEVE PUBLIKE DHE SHTETËRORE

Tashmë, me shumë vite eksperiencë, bashkëpunëtorët tanë të ngushtë janë lider në tregun Shqiptar në ruajtjen e objekteve private dhe publike, si banka,universitete, spitale, institucione shteterore dhe private.

Ne ofrojmë zgjidhje të ndryshme duke kombinuar stafin më të mirë me teknologjinë më të avancuar duke ofruar zgjidhjen më të mirë në survejim, përshtatur me kërkesat e klientit.

• Shoqëria, kryen shërbim 24 orë për të gjitha objektet e kontraktuara.

• Objektet, ruhen në mënyre konstante me patrullime të vazhdueshme gjatë 24 orëve, njëkohësishtë, punonjës vëzhgojnë nga salla e kontrollit 24 orë në 24.

• Objekti, nuk humbet kurrë nga sytë e punonjësve!

Për më shumë informacion rreth shërbimit të ofruar, ju lutem na kontaktoni!

MENAXHIMI I MBETJEVE | TËRHEQJE E MBETJEVE URBANE

Bashkëpunëtorët tanë ofrojnë infrastrukturën dhe fleksibilitet për të mbledhur të gjitha llojet e mbeturinave, si dhe duke siguruar një shërbim të besueshëm dhe efikas me një kosto të ulët.

Duke kryer menaxhimin e mbeturinave mund të largoni çdo lloj mbetjeje!

Ne do të sigurojmë grumbullimin, riciklimin dhe asgjësimin e të gjitha mbetjeve tuaja, duke përfshirë edhe ato me të vështirat dhe të rrezikshmet.

Ne ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë të shërbimeve të tërheqjes së mbeturinave brenda perimetrit të alokimit të tyre duke përmirësuar banimin.

Ne mund të riciklojnë të gjitha llojet e mbeturinave në një mënyrë të shpejtë dhe të përgjegjshme.

Programet e menaxhimit të mbeturinave reduktutojnë kostot dhe sigurojë përfitime afatgjata!

Qendra Tregtare

Spitale

Banka

Universitete

Ndërtesa banimi

Rezidenca Banimi

Prodhim industrial

Ndërtim

Shërbimet tona janë vlerë e shtuar për pronën tuaj!

Kosto-efektive, zgjidhje mjedisore që mbrojnë frekuentuesit, pacientët tuaj, punonjësit dhe reputacionin tuaj.

Doni të shpëtoni prej tyre? Vijmë ne ti marrim ato!

ACREM me Shërbime profesionale pastrimi është në gjendje të japë zgjidhje në pastrim që i përshtaten nevojave të çdo klienti.

SHËRBIME PROFESIONALE PASTRIMI

  • Pastrim i përgjithshëm (gjeneral)

– Shërbime pastrimi gjatë dhe pas ndërtimit të objekteve.

– Shërbime pastrimi përpara hapjes së objekteve.

  • Shërbime ditore pastrimi dhe mirëmbajtje.
  • Pastrimi i fasadave të xhamit.
  • Pastrimi i shkallëve lëvizëse.
  • Pastrimi i shkallëve elektrike (makineri)
  • Pastrimi i dyshemeve (parket, mermer, qeramike, etj.)
  • Pastrimi i tualeteve (pastrim ditor & disinfektim)
  • Pastrimi i gjithë orendive

Të gjitha shërbimet e mësipërme ofrohen për klientë të ndryshëm si:

• Qendra Tregtare & Biznesi

• Spitale

• Hipermarkete

• Institucione edukimi publike & private etj..