E kthyer në një traditë tashmë, Markata e Lodrave është një nga aktivitetet autentike të QTU, një format i veçantë që vendos fëmijët në qendër të eksperiencës dhe i fton ata të ndërveprojnë, të shesin, të blejnë dhe të shkëmbejnë lodrat e tyre me njëri-tjetrin, duke dashur kështu të nxisë shpirtin e sipërmarrjes tek ta.
Si një koncept i zhvilluar dhe realizuar nga QTU, Markata e Lodrave ka ndërtuar një identitet të fortë dhe është kthyer në një nga eventet më të dashura të fëmijëve në mbarë vendin.
Edicioni i këtij viti shënoi një arritje të rëndësishme si në interes dhe në pjesëmarrje. Me mbi 1,000 aplikime online nga prindër që regjistruan fëmijët e tyre për të marrë pjesë, Markata e Lodrave regjistroi nivelin më të lartë të aplikimeve që nga krijimi i saj.
Gjatë 2 ditëve, aktiviteti mirëpriti një numër rekord pjesëmarrësish, duke shënuar dyfishim të pjesëmarrjes krahasuar me edicionin e vitit të kaluar.
Ky rezultat bëhet edhe më domethënës duke marrë parasysh kapacitetin e limituar dhe numrin e kufizuar të vendeve të disponueshme.
Në qendër të Markatës së Lodrave ishin vetë fëmijët, të cilët përjetuan në mënyrë praktike dhe argëtuese rolin e shitësit dhe blerësit. Përmes kësaj eksperience, ata u nxitën të komunikojnë, të negociojnë, të marrin vendime dhe të kuptojnë më mirë vlerën e lodrave të tyre, duke u afruar natyrshëm me konceptet e para të sipërmarrjes.
Përveç hapësirës së shitjes dhe blerjes së lodrave, programi u pasurua me aktivitete të ndryshme argëtuese dhe surpriza për pjesëmarrësit. Partnerë si Bobowling, SPAR dhe Jumbo iu bashkuan atmosferës me lojëra, kupona, dhurata dhe momente argëtimi, duke e bërë eksperiencën edhe më të plotë për fëmijët.
Suksesi i këtij edicioni konfirmon rëndësinë e Markatës së Lodrave si një nga aktivitetet më përfaqësuese të QTU. Me interes rekord, pjesëmarrje të dyfishuar dhe një angazhim të jashtëzakonshëm nga fëmijët dhe prindërit, QTU dëshmoi edhe një herë aftësinë për të krijuar formate autentike, të qëndrueshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë te komuniteti, eksperienca dhe lidhja që vizitorët krijojnë me qendrën.
Markata e Lodrave mbetet një histori suksesi e QTU-së, një traditë që rritet vit pas viti dhe që vazhdon të sjellë eksperienca të veçanta, buzëqeshje dhe kujtime për t’u shënuar për fëmijët.