Është një nga markat më të kërkuara dhe që prej hapjes së dyqanit në TEG, është një nga dyqanet më të vizituara në qendër.

Flasim për Alviero Martini 1a Classe, një nga markat më të rëndësishme të modës italiane, që vjen me çanta dhe artikuj lëkure të klasit të lartë, valixhe, këpucë, veshje për femra dhe meshkuj.

Gjatë këtyre viteve të suksesshme, përkushtimi për të vendosur standard në industrinë e modës, ka bërë që femrat dhe meshkujt që adhurojnë klasin dhe elegancën, të zgjedhin të jenë pjesë e botës magjike Alviero Martini 1a Classe.

Elementi më i fuqishëm i identitetit të “Alviero Martini 1a Classe” është Harta, një imazh që ngulitet përgjithmonë në mendjen e njerëzve, edhe nëse e kanë parë vetëm njëherë.

Alviero Martini 1a Classe, firma simbol e “Made in Italy”, njihet në të gjithë botën për dizajnin unik me hartë, që dallon si tek çantat, aksesorët, ashtu edhe tek veshjet.

Kjo markë unike, krijuar në vitin 1990 nga stilisti italian Alviero Martini, mbart në vetvete një filozofi. Gjatë këtyre viteve, çdo artikull është ideuar, krijuar dhe përsosur për të qenë funksional, me shumë stil dhe klas. Të përkushtuar për të vendosur standard në industrinë e modës, Alviero Martini 1a Classe ka zgjedhur të bashkëpunojë me fabrikat më prestigjoze, lëkurën më të sofistikuar për të patur çdo herë një rezultat mahnitës.

Risitë e 2020

Koleksioni i ri i cantave për vitin 2020 është e karakterizuar nga forma të guximshme, cilësi e lartë dhe ngjyra të forta.

Le të hedhim një vështrim në të gjithë ardhjet e reja nga koleksioni i cantave: