ACREM

ACREM (Albanian Property Management Company) është pjesë e Balfin GROUP, grupit më të madh dhe inovator të investimeve ne Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
ACREM është themeluar në vitin 2005, duke marrë përsipër menaxhimin e sukseshëm të QTU, Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të manaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në manaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi nga të cilat mund të përmënden TEG, QTU, Qendra Tregtare Fier ‘AOOS’, Rrolling Hills, Ambasador 3 etj.
ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh. Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer konsumatore, bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në eksperiencën e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.
Duke qenë destinacionet e blerjeve më të vizituara për Shqipërinë, Qendrat Tregtare nën manaxhimin e pasurive të paluajtshme nga ACREM janë një vend i përshtatshëm dhe shumë i dukshëm që ofron mundësi të mëdha për të zhvilluar një aktivitet apo promovim. Nëse kërkoni ambjente për banim, zyra apo magazina jeni sërisht në vendin e duhur. Në Komplekset e banimit dhe Rezidencat tona zona të ndryshme mund të jepen me qira për këtë qëllim.
ACREM është lideri Shqiptar në manaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh, ACREM ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim.

Shërbime administrimi

Mirëmbajtje teknike e pronës
Ofrojmë shërbim të plotë të mirëmbajtjes i besueshëm dhe profesional, në qëndra tregtare, objekte rezidenciale, ambjente të biznesit të të gjitha llojeve dhe madhësive dhe përkundrejt një kostoje të monitoruar.

Sherbime Profesionale Pastrimi
Japim zgjidhje që i përshtaten nevojave të çdo klienti pa marrë parasysh se sa i madh apo i vogel eshte!

Shërbimi Dezinfektim – Dezinsektim – Deratizim (DDD)
Ofrojme zgjidhje, marrim përsiper kontrollin e insekteve të dëmshme të të gjitha llojeve të ambienteve te brendshme dhe te jashtme si Hoteleve; Qendrave Tregtare; Komplekseve industriale dhe tekstile; Magazinave etj.

Mirëmbajtje Gjelbërim
Ofrojmë shërbime kopshtarie ne Komplekseve banimi, Parqe dhe institucione publike dhe private në bazë ditore / javore / mujore. Nëse ju jeni një Ekzekutiv Biznesi / Menaxher prone / ose një individ privat dhe jeni në kërkim per oferten me te mire për Shërbimin e Gjelberimit dhe garanci në ofrimin e tij atëherë na kontaktoni!Ne kemi një ekip të dedikuar që ofron nje shërbimin profesional dhe pajisje të sigurta për të siguruar që puna juaj te behet në kohë dhe me një standard të lartë të cilësie!

Ruajtja e Objekteve Publike dhe Shtetërore
Tashmë, me shume vite eksperiencë, bashkepunetoret tanë të ngushtë janë lider në tregun Shqiptar në ruajtjen e objekteve private dhe shtetërore, si banka, universitete, spitale, institucione shteterore dhe private.
Ne ofrojmë zgjidhje të ndryshme duke kombinuar stafin më të mirë me teknologjinë më të avancuar duke ofruar zgjidhjen më të mirë në survejim, përshtatur me kërkesat e klientit.

Menaxhimi i Mbetjeve | Tërheqje e Mbetjeve Urbane
Bashkëpunëtorët tanë ofrojnë infrastrukturën dhe fleksibilitetin për të mbledhur të gjitha llojet e mbeturinave, duke siguruar një shërbim të besueshëm dhe efikas me një kosto të ulët.