Në datat 28, 29 dhe 30 Mars u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, edicioni i 9-të i Panairit ‘’Work & Study 2018’’ në të cilin u ofruan rreth 3 mijë vende pune nga 60 kompani dhe universitete. Acrem, lideri shqiptar në manaxhimin e pasurive të patundshme ishte pjesëmarrës në këtë panair, për t’u ofruar aplikantëve mundësi të shkëlqyera karriere në manaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme nëpërmjet pozicioneve të punës vakante në konsulencën financiare, marketing, leasing dhe administrim.