Falë disa nismave strategjike, Tirana East Gate (TEG), qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, arriti një numër rekord vizitorësh në vitin 2023.
Njihuni me faktorët kryesorë që kontribuan në suksesin e biznesit të TEG, për të kuptuar se çfarë nevojitet që një qendër tregtare të bëhet një magnet vizitorësh në tregun e sotëm të shitjes me pakicë.
- Prezantimi i vazhdueshëm me marka të reja
Prezantimi i vazhdueshëm me marka të reja përbën një element kyç në suksesin e TEG, duke i befasuar vazhdimisht vizitorët e qendrës me zgjedhje të reja.
Për të akomoduar markat e reja TEG iu nënshtrua një projekti të gjerë modernizimi dhe zgjerimi në vitin 2023. U krijuan hapësira të reja për markat në vijim; H&M, Patrizia Pepe, Pinko , Emporio Armani, Armani Exchange, e shumë të tjera. Reputacioni i qendrës tregtare si zgjedhja e preferuar për markat e reja është ajo që e bën atë destinacionin më të dëshirueshëm të blerjeve për vendasit dhe turistët.
Nuk ka asnjë vend tjetër në Shqipëri që ofron një përzgjedhje kaq të gjerë të markave më të njohura, me më shumë se 120 dyqane dhe shërbime brenda një sipërfaqeje bruto prej 56,000 m2 të dhënë me qira.
Sipas departamentit përgjegjës për qiratë, vitin e ardhshëm TEG do të fokusohet në zgjerimin e ofertës luksoze.
- Argëtim gjatë gjithë vitit
TEG dallohet për ambientet më moderne për argëtim dhe një kalendar plot evente zbavitëse që organizohen gjatë gjithë vitit.
Kinemaja Cineplex me shtatë salla dhe këndi i i lojërave Tao Tao ofrojnë hapësira çlodhëse, argëtuese dhe miqësore si fëmijët ashtu edhe të rriturit. Çdo vizitor mund të shijojë botën e lojërave klasike, realitetin virtual, lojërat me makina, ngjitjet në mure dhe shumë më tepër.
Përveç këtyre ambienteve, stafi drejtues i TEG siguron organizimin e eventëve joshëse me këngëtarë të famshëm, influencuer, artistë, aktorë cirku etj. Disa nga eventet kanë fituar popullaritet në mbarë vendin, siç është dasma për Shën Valentinin që u ofron çifteve mundësinë të martohen brenda ambienteve të shoqëruar me muzikë, ushqim dhe vallëzime.
Këto ambiente dhe evente argëtuese kanë shndërruar qendrën tregtare në një qendër komunitare të përkryer, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për të kaluar kohën e lirë për të gjithë familjen.
- Prezantimi i risive teknologjike në treg
Për më tepër, TEG i është dedikuar modernizimit të përvojës së blerjeve në Shqipëri duke prezantuar risi teknologjike.
Lançimi i fundit i aplikacionit celular BeHappy ka për qëllim të rrisë angazhimin dhe besnikërinë e klientëve, duke u ofruar blerësve akses fleksibël në informacione për evente të veçanta, zbritje, lojëra dhe shorte.
Gjithashtu, TEG ka investuar për modernizimin e të gjithë sistemit të parkimit në vitin 2023. Ky sistem u lehtëson klientëve gjetjen e hapësirave të disponueshme të parkimit midis 2,000 vendeve parkimi, duke ofruar gjithashtu pajisje APM për pagesa të shpejta automatike. Ky sistem parkimi është i pari i këtij lloji në një qendër tregtare shqiptare, i cili e rendit TEG si lider të vërtetë të trendeve në treg.
Falë këtyre avancimeve teknologjike, TEG jo vetëm që po përmirëson përvojën dhe komoditetin e blerjeve për vizitorët në Shqipëri, por edhe po përcakton një standard të ri, duke lënë pas konkurrentët e tij.
- Promovimi i praktikave ekologjike
TEG ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt praktikave ekologjike, duke treguar përkushtimin e saj ndaj përgjegjësisë mjedisore dhe mirëqenies së komunitetit.
Si një nga ndërtesat më të mëdha ekologjike në vend, TEG ka si burim kryesor panelet e saj diellore për 80% të prodhimit të energjisë. Qendra tregtare ka investuar gjithashtu në sistemet e përshtatshme të ndriçimit dhe ajrit të kondicionuar, së bashku me fasadat transparente për të rritur dritën natyrale. Në një përpjekje për të promovuar transportin e gjelbër, TEG ka prezantuar gjithashtu karikues makinash elektrike në vendet e parkimit, duke ofruar lehtësi për komunitetin për të përqafuar transportin miqësor ndaj mjedisit.
Këto nisma e bëjnë TEG një pionier në praktikat ekologjike, duke shtuar dëshirën e vizitorëve, qiramarrësve dhe investitorëve të ardhshëm për qendrën tregtare.
Përfundimi
Siç mund ta shohim, suksesi i TEG nuk matet thjesht me numra, por në aftësinë për të krijuar një përvojë unike dhe të paharrueshme për vizitorët, gjë që është thelbësore për të pasur sukses në tregun e sotëm të shitjes me pakicë.
Teksa vazhdon të përcaktojë standarde të reja, TEG është lider në risi, ekologji dhe përvojë të paharrueshme për klientët në sektorin e shitjes me pakicë në Shqipëri.