Grupi BALFIN ka sjellë idenë e qendrave tregtare në Shqipëri. Ky grup nuk është vetëm një zhvillues dhe operator asetesh; është shndërruar në një nga lojtarët më me ndikim në sektorin e shitjes me pakicë dhe shumicë në Ballkanin Perëndimor. “Duhet guxim, besim dhe durim për të përshkuar një terren të ri”, thotë Julian Mane, Zv. President i Sektorit Retail në Grupin BALFIN. “Shpesh ndodh që ai që është i pari në një treg të ri, rezulton të jetë edhe më i suksesshmi.”

Në një intervistë të thelluar për ACROSS Magazine, Julian Mane shpjegon ndër të tjera se si ai arrin të bindë markat të hyjnë në tregun shqiptar, cfarë mund të presin ato në një vend si i yni, dhe pse parqet tregtare do të jenë koncepti i së ardhmes për vendin.

Grupi BALFIN është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të rinj në këtë industri. Ju lutem, na jepni një pasqyrë të shkurtër të historisë së tij.

Sot, Grupi BALFIN është një kompani e larmishme që operon në shumë industri, duke u fokusuar kryesisht në pasuritë e paluajtshme, shitje me pakicë dhe në sistemin bankar. Grupi u themelua në Vjenë në vitin 1993 nga Samir Mane, i cili u zhvendos në Austri pas ndryshimit të regjimit në Shqipëri në fillim të viteve ’90. Në atë kohë, kishte një mungesë të mallrave, dhe Z.Mane e pa këtë si një mundësi, duke filluar importimin e produkteve të ndryshme, fillimisht të pajisjeve elektronike të konsumit. Rritja graduale e biznesit solli hapjen e zyrës në Vjenë, e cila vijon të jetë aktive. Sot, aktiviteti i saj mbështetet në tregun e pajisjeve elektronike, si dhe ka krijuar gjithashtu një departament të madh të pasurive të paluajtshme.

 Çfarë ndodhi më pas?

Suksesi i biznesit u pasua nga diversifikimi. Një nga fokuset kryesore ishte shitja me pakicë, pasi kishte potencialin më të madh. Në këtë aspekt, Shqipëria ishte tërësisht e paorganizuar. Ndërsa kishte shumë tregtarë me shumicë dhe individë që bënin tregti, ne ishim të parët që prezantuam tek konsumatorët një koncept të mirëfilltë për pajisjet elektronike, nën emërtimin Neptun, një nga markat më të suksesshme të Grupit BALFIN. Aktualisht, Neptun është i pranishëm në katër vende dhe është lider tregu në tre prej tyre, me një pjesë që varion nga 48% deri në 52%. Pas suksesit të arrirë në sektorin e shitjes me pakicë, kaluam në pasuritë e paluajtshme, po brenda sektorit.

Pra, ju sollët idenë e qendrave tregtare në Shqipëri…

Një nga hapat më të mëdhenj të ndërmarrë nga Grupi BALFIN ishte vendimi për të ndërtuar dhe menaxhuar qendrën e parë tregtare në Shqipëri, Univers Shopping Center (QTU), që operon që nga tetori 2005. Në atë kohë, ishte një projekt i guximshëm, por sot është një histori suksesi. Me kalimin e viteve, Grupi BALFIN është shndërruar në një nga lojtarët më të fuqishëm në Ballkanin Perëndimor në sektorin e retail-it.

C’pozicionim ka Grupi sot?

Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimit në Ballkanin Perëndimor, e cila kombinon standardet ndërkombëtare me ekspertizën lolake.  Duke operuar në dy kontinente dhe 11 vende — Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada — Grupi ka një prani të rëndësishme gjeografike. Me 5,300 punonjës dhe një portofol asestesh të vlerësuar në 2.4 miliardë euro për vitin 2024, BALFIN vazhdon të nxisë inovacion dhe rritje në tregjet e tij.

Ajo që e diferencon Grupin BALFIN është kombinimi i shitjes me pakicë dhe pasurive të paluajtshme. Ju jeni zhvillues, drejtue dhe qiramarrës kryesorë të qendrave tregtare.

Po, ajo që ishte një nevojë në fillim na ka pozicionuar fuqishëm me kalimin e kohës. Kur ndërtuam për herë të parë QTU-n, krijuam një qendër tregtare, por nuk kishim qiramarrës. E njëjta gjë vlen edhe për TEG-un. Kur hapëm qendrën tonë të dytë më të madhe, duhej të tregoheshim të guximshëm dhe të bëheshim vetë qiramarrësit tanë. Duke vepruar kështu, Grupi BALFIN është bërë një nga lojtarët më me ndikim në Ballkanin Perëndimor në sektorin e shitjes me pakicë dhe shumicë.  Sot, strategjia jonë është të kërkojmë marka që mund të zhvillojmë në vende të tjera, përveç Shqipërisë. Kryesisht, synojmë të hyjmë në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Kroaci – me këto marka. Po ashtu, jemi në kërkim të koncepteve më të mëdha për qendrat tona jashtë Shqipërisë dhe po bashkëpunojmë e po përpiqemi të bindim marka ndërkombëtare, gjë që do të na lejojë të zgjerohemi të paktën në pesë ose gjashtë tregje të tjera.

Ju jeni aktiv në shumë sektorë, ndërkohë që tregtia me pakicë nuk ka gjithmonë reputacionin më të mirë. Pse vazhdoni të fokusoheni në tregtinë me pakicë dhe në pasuritë e paluajtshme që lidhen me të?

Tregtia me pakicë dhe pasuritë e paluajtshme të lidhura me të janë ndër shtyllat më thelbësore të kompanisë sonë, dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në to. Me kalimin e viteve, ne i kemi zgjeruar aktivitetet tona në këtë drejtim. Duke filluar si një kompani pajisjesh elektronike për konsumatorë, tani jemi zinxhiri i dytë më i madh i supermarketeve në Shqipëri. Kemi të drejta ekskluzive franchise nga SPAR për territorin e Shqipërisë. Po ashtu, jemi të pranishëm në industrinë e modës me kompaninë Fashion Group. Ne kemi ekskluzivitetin e markave si Mango, Geox dhe Springfield, të gjitha marka ndërkombëtare që na besojnë dhe duan të zhvillohen me ne. Sa i përket pasurive të paluajtshme për tregti, zotërojmë dhe operojmë tre qendra tregtare.

Duke u kthyer te historia e biznesit tuaj të qendrave tregtare, pas QTU-së hapët TEG-un, një qendër tregtare të një dimensioni tjetër.

Rreth vitit 2010, u vu re se kishte mjaft kërkesë nga furnizuesit ndërkombëtarë për të hyrë në tregun shqiptar, por ky i fundit nuk i kishte hapësirat e duhura. Kështu, gjykuam se ishte koha për të ndërtuar një qendër tregtare edhe më të madhe dhe novatore se QTU, për t’i mirëpritur markat e reja. Hapja e TEG-ut ishte një vendim i shkëlqyer, pasi ka edhe një vendndodhje që unë mendoj se është një nga më të mirat. Kjo qendër tregtare është vetëm 4 km larg qendrës së Tiranës dhe njëherazi është një pikë që mund të vizitohet nga njerëz nga e gjithë Shqipëria.

I gjithë rrugëtimi duket i lehtë, nëse marrim parasysh Shqipërinë asokohe.

Sigurisht, fillimi u shoqërua nga një sërë sfidash. Për shembull, njerëzit nuk ishin mësuar të udhëtonin jashtë qendrës së qytetit për blerje, dhe rrugët gjithashtu nuk ishin të mirëmbajtura sic duhej. Por, sic e përmenda më parë, projekte  të tilla kërkojnë gjithmonë guxim dhe kohë. Në fund, njerëzit u mësuan. Sot, ata e duan këtë qendër. Ne u vetëdijësuam për suksesin tonë në vitin 2014, kur nënshkruam kontratën e parë me grupin Inditex.  Ajo kontratë ishte si një certifikim për ne. Shumë lojtarë të tjerë hynë në treg pas Inditex…

Megjithatë, disa marka kanë ngurruar për një kohë të gjatë për të ardhur në Shqipëri. H&M, për shembull, hyri në treg vetëm vitin e kaluar. Si mendoni, përse Inditex pati besim tek ju në vitin 2014?

Në fillim vështirësia ishte se duhej të bindnim njerëzit nga Inditex ose kompani ndërkombëtare të tjera në vend për potencialin e tregut shqiptar. Vërtet që analizat e tregut ishin të prekshme, por nëse gjendesh i ulur përpara një kompjuteri dhe studion statistikat apo “ndjen” tregun në terren, kupton se ndryshimi është diferencues. Inditex pranoi ftesën tonë, erdhi në vend dhe u bind që shqiptarët ishin “të etur” për blerje. Këtu, njerëzit janë të shumë të vetëdijshëm për trendet dhe janë gjithashtu të gatshëm të shpenzojnë për modën. Është mjaft e rëndësishme të parashikohen zhvillimet e hershme, në të njëjtën mënyrë sic e bëri Inditex. Ne ishim shumë këmbëngulës në ftesën tonë, dhe ekspertët e zgjerimit nga Inditex ndoqën intuitën.

Por një pjesë e madhe e analistëve të zhvillimit të tregut mbështeten kryesisht te statistikat zyrtare mbi fuqinë blerëse, etj.  Nga përvoja juaj: Sa të rëndësishme i konsideroni këto të dhëna në lidhje me tregjet e reja?

Në përgjithësi, sot ka shumë statistika të sakta në dispozicion, por sigurisht që ende ekziston një ekonomi në hije, veçanërisht në Ballkan. Pra, ka të dhëna në qarkullim që nuk janë gjithmonë plotësisht të besueshme. Megjithatë, mund të shikohen trendet aktuale, të cilat janë në fund të fundit vendimtare. Gjëja më e rëndësishme – dhe këtë nuk mund ta theksoj mjaftueshëm – është të vizitohet vendi për të vlerësuar gjendjen e tregut dhe për të kontrolluar vitalitetin dhe kulturën e konsumatorit.

Sot, TEG është pika e hyrjes për shumë marka ndërkombëtare…

Mëse e vërtetë! Është qendra tregtare më e suksesshme në vend dhe një nga më të vizituarat në Ballkan. Sigurisht, nuk jemi pa konkurrencë. Tirana ka hapësirë për disa qendra tregtare, dhe konkurrenca është jetike për të ruajtur cilësinë e tyre të lartë. Ajo që partnerët tanë të markave shohin te TEG është  përzierja profesionale dhe gjithëpërfshirëse e markave. Zhvillimi i vazhdueshëm i saj është një qëllim thelbësor për ne, gjë që na dallon nga pjesa tjetër e tregut. Ne i njohim shumë mirë klientët tanë dhe e kuptojmë se cfarë u nevojitet. Fokusi duhet të jetë në përzgjedhjen e qiramarrësve të kërkuar, jo thjesht atyre që paguajnë qira të lartë. Marka si Inditex dhe H&M ndihmojnë natyrshëm në zhvillimin e përzierjes së qiramarrësve. Gjithashtu, i kushtojmë shumë rëndësi argëtimit. Pikërisht për këtë arsye, kemi konceptin shumë profesional të kinemasë – Cineplexx. Kinematë rrallë sjellin të ardhura të larta për qendrat tregtare, por ato janë një investim i mirë për të tërhequr njerëz në qendër. Ne jemi të përgatitur të investojmë në marka apo koncepte, edhe nëse nuk gjenerojmë të ardhura direkt prej tyre, pasi njohim përfitimet afatgjata.

Gastronomia ka qenë gjithashtu koncept i rëndësishëm në TEG, që në fazat e hershme.

Po, për gastrononominë mund të flasim shumë. Filluam me një qasje të kufizuar, por sot kemi një përzierje mbresëlënëse të koncepteve ndërkombëtare dhe markave lokale. Përveç restoranteve të zinxhirit, kemi dy restorante të shkëlqyera. E vërteta është se gastronomia i tërheq njerëzit nëpër qendra tregtare. Ata dëshirojnë një përvojë gjithëpërfshirëse: blerje, ushqim dhe argëtim.

Anëtarësimi në BE është një aspekt i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të sektorit retail në Shqipëri. Çfarë shpresoni të arrini nga kjo?

Anëtarësimi në BE do të ofrojë shumë mundësi për Shqipërinë. Jam i sigurt se me anëtarësimin në BE, shumë lojtarë të tjerë do të dëshirojnë të hyjnë në treg. Për rrjedhojë, konkurrenca do të rritet. Megjithatë, lojtarëve ndërkombëtarë do t’u nevojitet ende një partner lokal. Edhe me anëtarësimin në BE, dinamika e tregut nuk do të ndryshojë menjëherë. Ne kemi treguar se i njohim shumë mirë klientët dhe tregun tonë. Grupi BALFIN është i pozicionuar mirë për të përfituar nga prania ndërkombëtare e markave. Ballkani është thjesht kompleks. Shtetet mund të jenë të vogla, por sjellja e konsumatorëve është krejtësisht e ndryshme. Kjo është një sfidë e madhe për kompanitë ndërkombëtare. Një nga shtyllat e strategjisë sonë mbetet qasja për t’u ofruar si një partner i vlefshëm për kompanitë globale. Jam i bindur se ky kombinim i standardeve ndërkombëtare dhe ekspertizës lokale do të jetë një faktor suksesi për pozicionimin e grupeve pilote në të ardhmen – veçanërisht kur vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

Çfarë mungon në tregun shqiptar?

Ne analizojmë tendencat ndërkombëtare dhe ekipet tona studiojnë nga afër statistikat. Kjo më bën të them se nuk mund t’i shërbejmë të gjitha tendencave ndërkombëtare. Cfarë mund të zhvillojmë më tej dhe që e gjykojmë si një fushë të rëndësishme, është teknologjia dhe cka e shoqëron atë. Gjithashtu na mungon një shitës i veshjeve dhe pajisjeve sportive në segmentin e çmimeve mesatare.  Këto dy fusha premtojnë shitje shumë të mira, dhe ne duhet t’i rrisim ato. Për shitës të tillë, TEG ofron kushte optimale për të hyrë në treg.

Cilat marka ndërkombëtare janë në listën tuaj të dëshirave?

Nëse bëhet fjalë për të përmendur një emër specifik, atëherë është një koncept si Ikea, që ende nuk është përfaqësuar në Shqipëri. Nuk i dimë planet e kompanisë, por Shqipëria ka nevojë për një koncept të tillë. Ekzistojnë shumë oferta lokale, por një kompani ndërkombëtare me një profil të tillë – me mobilje, kuzhina dhe aksesorë të shkëlqyer me çmime modeste – do të jetë shumë e suksesshme këtu. Një emër i dytë do të ishte Peek dhe Cloppenburg, që po zhvillohet shumë fort në Europën Lindore. Shqiptarët janë të vetëdijshëm për trended, dhe tregu ofron potencial për retailer në segmentin e çmimeve të mesme – të larta.

Cili është argumenti juaj kryesor për të bindur shitësit ndërkombëtarë të hyjnë në tregun shqiptar?

Ekonomia e vendit do të vazhdojë të përmirësohet, kryesisht falë rritjes së turizmit. Aeroporti ynë është një nga më të ngarkuarit në Ballkanin Perëndimor. Një aeroport i ri po ndërtohet në jug të vendit dhe do të hapet vitin e ardhshëm. Është momenti i duhur për të investuar. Shumë kompani ende po presin anëtarësimin në BE, pasi do të jetë shumë më e lehtë ligjërisht. Kjo është e kuptueshme, por je më i suksesshëm nëse hyn herët në treg. Kjo vërtetohet nga shifrat e markave ndërkombëtare me të cilat tashmë punojmë.

Aktualisht po ndërmerrni një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e portofolit tuaj të pasurive të paluajtshme për shitje me pakicë: Ju jeni veçanërisht të interesuar për zhvillimin e parqeve tregtare.

Absolutisht, besojmë shumë te zhvillimi i konceptit të parqeve tregtare, i cili është thelbësor në vendet tona. Shqipëria ende ka shumë potencial në këtë aspekt. Aktualisht, gjithçka është e fokusuar te qendrat tregtare, por qendrat tregtare janë shumë të shtrenjta për zonat jashtë kryeqyteteve. Jemi duke u përballur me vështirësi për të gjetur hapësira të përshtatshme tregtare jashtë Tiranës. Në Shqipëri, këto hapësira janë të vogla dhe nuk ka një rrugë të vërtetë tregtare jashtë kryeqytetit. Kështu që vendosëm se ishte koha për të investuar në hapësira profesionale tregtare në këto qytete. Dhe pasi tashmë kemi markat kryesore në kompani dhe jemi në kontakt me shumë marka ndërkombëtare, pres që kjo të jetë një histori suksesi. Prandaj, kemi vendosur të zhvillojmë konceptin e parqeve tregtare dhe po mbyllim disa marrëveshje për të blerë tokë dhe për të ndryshuar peizazhin tregtar jashtë qyteteve të mëdha të vendit.

 Kur mund ta presim hapjen e parë?

Hapja e parë do të jetë pas dy vitesh. Gjithashtu, jemi duke kërkuar për site me rreth 60,000 m² hapësirë, kështu që po ndërtojmë me mendje drejt zhvillimit dhe së ardhmes. Në këto 60,000 m², mund të ndërtojmë deri në 25,000 m² hapësirë të përgjithshme për t’u dhënë me qira – një madhësi e konsiderueshme kjo që mund të duket e tepruar, por nuk është e tillë pasi është një projekt që do të zhvillohet me kalimin e kohës. Kemi identifikuar tre parcela toke në Shqipëri dhe dy në Maqedoninë e Veriut, dhe negociatat janë drejt përfundimit. Vitin e ardhshëm do të fillojmë ndërtimin dhe kemi marrë reagime nga marka të cilat mesi presin t’i qasen qyteteve të vogla. Ata na njohin tashmë si një partner të besueshëm dhe duan të rriten së bashku me ne, duke ndërmarrë hapa të tjerë. Partneri ynë i zhvillimit është BIG CEE, dhe të gjitha parqet do të funksionojnë nën një markë.

Ky artikull është botuar fillimisht nga Across Magazine. Lexojeni të plotë këtu.