GRUPI BALFIN: FAKTE DHE SHIFRAT KRYESORE

Grupi BALFIN është një nga grupet kryesore të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Z. Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në njëmbëdhjetë vende dhe dy kontinente. Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci, Zvicër, Holandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Grupi ka rreth 5,000 punonjës dhe totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Me një diversitet të portofolit që përfshin pasuritë e paluajtshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, turizmin, energjinë, arsimin, logjistikën, etj. Grupi BALFIN ka tashmë një rol të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare. Grupi është një partner i besueshëm për kompanitë ndërkombëtare që duan të investojnë në Ballkanin Perëndimor.

Grupi BALFIN ka prioritet çështjet mjedisore, sociale dhe të mirëqeverisjes në të gjitha fushat e biznesit ku operon, duke nxitur një kulturë korporative në përputhje me iniciativat ESG në të gjithë Grupin.

Disa nga kompanitë e Grupit BALFIN janë: Alba-Trade, Neptun, Tirana Bank, Balfin Construction, Spar Albania, ACREM, Green Coast, East Gate Mall, QTU, TEG, Rolling Hills Liqeni, Next to Valamar, Retail Park, Rolling Hills, TBU, Balfin Americas, Go Green, Balfin Real Estate, Tirana Logistic Park, Stella Mare, Milsped Albania, On Solutions, Balfin Development, KidZone-Jumbo, Balfin Asset Management & Hospitality, Fashion Group Albania, etj.