ACREM (Albanian Property Management Company) është pjesë e Balfin GROUP, grupit më të madh dhe inovator të investimeve ne Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. E themeluar në vitin 2005, duke marrë përsipër menaxhimin e suksesshëm të QTU, Qendrës së parë Tregtare në Shqipëri. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, Qendra Tregtare Fier ‘AOOS’, Rolling Hills, Ambasador 3 etj.

Me një rrjet profesionistësh, ACREM ofron një paketë të gjerë shërbimesh si: Menaxhim të qendrave tregtare; Administrim i njësive të banimit; Menaxhimin e pasurive të paluajtshme brenda dhe jashtë grupit Balfin; Qiradhënie të njësive të biznesit dhe banimit; Marketing. Mirëmbajtje Prone me shërbime si: Mirëmbajtje teknike e pronës; Konsulencë Financiare; Shërbime Profesionale Pastrimi; Shërbimi Dezinfektim – Dezinsektim – Deratizim (DDD); Mirëmbajtje Gjelbërim; Ruajtja e Objekteve (Security); Menaxhimi i Mbetjeve, Tërheqje e Mbetjeve Urbane; etj. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh. Mariola Kuçi, Drejtoreshë Ekzekutive e ACREM, na njeh më mirë me këtë lloj biznesi, me proceset dhe gjithë gamën e shërbimeve që ofrohen nga kjo kompani. “Qendrat Tregtare nën menaxhimin e pasurive të paluajtshme nga ACREM janë kthyer në destinacionet e blerjeve më të vizituara ne Shqipëri, dhe vendi më i përshtatshëm dhe shumë i dukshëm që ofron mundësi të mëdha për të zhvilluar një aktivitet apo promovim. Gjithashtu, nëse kërkoni ambiente për banim, njësi biznesi, zyra apo magazina jeni sërish në vendin e duhur. ACREM angazhohet të ofrojë shërbime ndërmjetësimi për identifikimin dhe qiramarrjen e një prone të paluajtshme qofshin këto njësi biznesi, banimi etj sipas kërkesave të paraqitura nga klienti qoftë ky biznes apo individ. Kjo kompani bën kërkime në tregun e pasurive te paluajtshme për të identifikuar pronën e duhur, që të plotësojë kërkesat e klientit për qiramarrjen nga ana e tij, si dhe të asistojë në realizimin e qiramarrjes së pronës për klientin. Ekspertët tanë imobiliarë marrin pjesë në negocimin për nënshkrimin e kontratës së qiramarrjes së pronës që do të merret me qira nga klienti, duke ju shërbyer interesave tuaja”, thotë Mariola Kuçi.

Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer konsumatore, bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në eksperiencën e fituar në treg. ACREM krijon vlerë për klientët duke ofruar shërbime këshillimore nga faza e zhvillimit të konceptit, përmes menaxhimit të projektit në zbatimin e procesit të marketingut dhe leasing-ut, përfshirë planifikimin dhe konsulencën e planeve tuaja për zhvillim, studimet e fizibilitetit, përzierjen e qiramarrësve, këshilla financiare, vlerësimin, menaxhimin e pronës dhe objekteve e shumë më tepër.

“Duke përfituar nga marrëdhënia jonë e kombinuar me ekspertizën lokale të shitjes me pakicë sjellim pranë jush një pasuri të mundësive të reja për zhvillim që ju ftojmë t’i shfrytëzoni”, përfundon ajo.