Në qendrën tregtare TEG, janë shtuar më shumë se 17,000 m2 për blerje, një koncept i ri i zonës argëtuese për klientët shqiptarë dhe një zonë gastronomike me 11 restorante.
TEG është ka nisur operimin më shumë se 10 vjet më pare dhe vazhdon të mbetet edhe sot qendra më moderne dhe më e frekuentuar në Shqipëri. Grupi BALFIN vazhdimisht ka investuar në qendër dhe aplikon risitë më të fundit. Investimi i fundit mund të konsiderohet më i rëndësishmi, pasi u shtuan edhe 17,000 m2 shtesë për blerje dhe argëtim.
TEG është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri dhe me mbi 9.1 milionë vizitorë në vit. “Pas pandemisë janë vërejtur ndryshime të rëndësishme në sjelljen e blerësve dhe ne i kemi konsideruar si bazë për projektin e ndryshimit të TEG-së”, tha ACREM, kompania që menaxhon qendrën tregtare. Prandaj, nuk bëhet fjalë vetëm për një zgjerim të sipërfaqes, por për ndryshime të rëndësishme në konceptimin e qendrës tregtare nga vizitorët dhe blerësit. Me zgjerimin, TEG tani ka më shumë hapësira tregtare dhe argëtimi për të gjitha grupmoshat.
Ndryshime të dukshme
Në përfundim të projektit, u zgjeruan ndjeshëm hapësirat e argëtimit dhe relaksimit dhe hapësirat e dedikuara për ushqim. Numri i dyqaneve u rrit. Zgjerimi i zonës së ushqimit, “Food Court” në ambiente të mbyllura, me një interior të veçantë dhe shtimi i zonës së tarracës së jashtme, ka sjellë një stil të ri dhe produkte të reja gastronomike. Dyqanet e reja janë kryesisht marka ndërkombëtare të njohura. Sheshi i lojërave prej 3000 m2 është këndi më i madh i lojërave në vend. Stacionet e karikimit për makinat elektrike u instaluan për të mbështetur atë që TEG ofron për mjedisin dhe përdorimin e teknologjisë. Gjithashtu, nëpërmjet instalimit të paneleve diellore, TEG do të jetë pjesërisht e pavarur në prodhimin e energjisë elektrike që i nevojitet.
Markat e reja
Me zgjerimin, blerësve do t’u ofrohen mbi 10,000 m2 dyqane të reja. Një shtysë për zgjerimin e TEG ka qenë edhe kërkesa e disa markave të rëndësishme ndërkombëtare për të qenë prezente në Shqipëri. Në fushën e gastronomisë, marka ndërkombëtare Pizza Hut ka zgjedhur ambientet e TEG si stacionin e saj në Shqipëri.