Qendra tregtare TEG organizon panairin e përvitshëm të librit, me mbi 30 mijë libra në ofertë. Këtë vit në fokus janë mbi 500 tituj të hedhur në qarkullim gjatë vitit 2023 me uljet deri më 50% tek nobelistët shqip, booktooks dhe romanet mister dhe thriller në vigjilje të Halloween.

Book Fest tashmë është kthyer në një traditë të bukur, duke qenë eventi më i përfolur në fushën e botimeve organizuar në një qendër tregtare dhe një nga aktivitetet më të rëndësishme në tregun e librit, për të pestin vit rradhazi.

Book Fest, I cili do të jetë I aksesueshëm për këdo deri më datë 5 nëntor, vjen me risi të shumta sepse të tilla janë edhe kërkesat e lexuesve tanë, në një mjedis që ndryshon çdo ditë dhe që të sfidon me të papriturat e tij.

Këtë vit në focus do të jetë tek zhanri Mister & Thriller duke qenë se jemi shumë pak ditë afër festës së Halloween. Ky zhanër ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit, prandaj në Book Fest do të gjeni prurjet më të mira në shqip, që janë përkthyer deri më tani.

Në stendat e Book Fest këtë vit do të ketë edhe libra në gjuhën angleze, kryesisht botime në fushën e biznesit, motivimit apo libra të rinj. As kësaj radhe nuk do të mungojnë mini-konkurset, quizet, sfidat e leximit dhe lojëra të tjera në rrjetet tona sociale.

Festën e bëjnë lexuesit, ndërsa ne jemi këtu, me të gjitha ofertat, rekomandimet, informacionet, ngjarjet dhe promovimet. Ne besojmë fort se ndër të tjera, leximi është një terapi, dhe përmes leximit do të jemi më të aftë t’i kapërcejmë vështirësitë dhe të ecim përpara më të fortë se kurrë.