Në ACREM, menaxhimi i pasurive dhe qendrave tregtare shoqërohet me një angazhim të vazhdueshëm për ndikim pozitiv në komunitet.
Gjatë vitit 2025, përmes qendrave tregtare që menaxhon, Tirana East Gate dhe QTU, ACREM ka mbështetur një sërë iniciativash sociale të fokusuara në arsim, përfshirje sociale, art, kulturë dhe ndërgjegjësim shoqëror.
Në TEG, këto iniciativa u materializuan përmes projekteve që mbështesin arsimin dhe talentet e reja, promovimin e artit dhe kulturës, si dhe ndërgjegjësimin për qëndrueshmëri dhe kreativitet mjedisor. Ndërkohë, QTU u angazhua në iniciativa që theksojnë rëndësinë e përfshirjes sociale dhe barazisë, përfshirë aktivitete të dedikuara për Ditën Botërore të Sindromës Down.
Të gjitha këto iniciativa janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Mane Foundation, si pjesë e angazhimit të përbashkët për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
ACREM mbetet e përkushtuar për të vijuar zhvillimin e projekteve me ndikim social real, duke e konsideruar përgjegjësinë sociale një element thelbësor të vizionit të saj afatgjatë.
Mëso më shumë: https://manefoundation.org/yearly-activity-2025/