ACREM është lideri shqiptar në menaxhimin e Qendrave Tregtare, Rezidencave të Banimit dhe tipologjive të tjera të pasurive të patundshme.

ACREM

ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management) është lideri shqiptar në menaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjerë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim.

ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim menaxhimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.
ACREM është pjesë e Balfin GROUP, një nga grupet më të mëdha e më të suksesshëm të investimit në rajon.

Të reja

Book Fest, Festa më Magjike e Librit Shqip

Book Fest, Festa më Magjike e Librit Shqip

Qendra tregtare TEG organizon panairin e përvitshëm të librit, me mbi 30 mijë libra në ofertë. Këtë vit në fokus janë mbi 500 tituj të hedhur në qarkullim gjatë vitit 2023 me uljet deri më 50% tek nobelistët shqip, booktooks dhe romanet mister dhe thriller në vigjilje...