1. QTU-ja kryeson në listën e qendrave tregtare në vend. Çfarë ndryshimesh ka patur që në fillimet e saj?

QTU, është qendra e parë tregtare e ndërtuar në Shqipëri duke ofruar një mënyrë krejt të re e të ndryshme për të bërë blerje. Të qënurit të parët ka ndikuar në krijimin e një lidhje të fortë me blerësit duke krijuar një përparësi të madhe për QTU. Por edhe qendra tregtare ka ditur t’i ofrojë blerësve gjithçka që kanë pasur nevojë në një vend të vetëm. Që në fillim QTU është projektuar për të qenë një qendër tregtare me shumë mundësi zgjedhjes për të gjitha kërkesat dhe nevojat e të gjtihë anëtarëve të një familje. QTU solli në tregun shqiptar marka të njohura ndërkomëtare duke garantuar cilësinë dhe origjinalitetin e të gjitha produkteve.

Por kjo nuk mjafton për të qenë qendra më popullore në Shqipëri në më shumë se 9 vjet. QTU është një qendër tregtare që vazhdimisht e ka modifikuar dhe përmirësuar larmishmërinë e dyqaneve duke i paraqitur blerësve gjithnjë dyqane të reja. Përveç dyqaneve të markave symbol tashmë për QTU si Neptun, Mango, Okaidi, Carrefour, etj. kohët e fundit janë shtuar edhe LC Ëaikiki me Jumbon. Ndërkohë që shumë shpejt pjesës së shërbimeve do t’i shtohet edhe një restorant i ri, Goodies.

2. Pse u vendos hapja edhe e një qendre të re tregtare (TEG) 3 vite më parë?

Hapja e TEG erdhi si pasojë e edukimit të blerësve që solli rritjen e kërkesës së bizneseve për t’u përfaqësuar me dyqane modern brenda qendrave tregtare. Kjo na nxiti ne, si Grupi Balfin,që të nisnim investimin për ndëtimin e qendrës tregtare më të madhe dhe më modern në Shqipëri dhe ndër më të mëdhatë në rajon. TEG përveç hapsirës dhe dyqaneve mund t’i ofrojë blerësve dhe vizitorëve më shumë shërbime dhe hapsira argëtimi. TEG u ndërtua në një drejtim të kundërt me QTU në mënyrë që të mbulojnë zona të ndryshme të Tiranës dhe Shqipërisë. Përveç pozicionit strategjik, lehtësisht i aksesueshëm nga qytetarët e Elbasanit dhe Tiranës, TEG ofron një miksim markash që nuk e ka asnjë qendër tjetër tregtare në Shqipëri duke e bërë shumë të vizituar. Shumë shpejt TEG u bë tërheqës për grupet më të mëdha ndërkombëtare të industrisë së shijeve me pakicë. Vjet në TEG Grupi Inditex, lider në industrinë e modës në botë, hapi 5 dyqane. Prania e grupeve kaq të mëdha nuk është vetëm një reklamë e mirë për TEG por edhe për vetë Shqipërinë.

3. Cilët kanë qenë elementët që i ka bërë këto qendra tërheqëse për klientët/ konsumatorët?

Për mënyrën si e shikojmë ne ecurinë mjaft të mirë të qendrave tregtare TEG dhe QTU tërheqëse i bëjnë një sërë faktorësh. Ndër kryesorët une do përmendja miksimin e mirë të markave që ne kemi në dyqanet e qendrave tregtare ku vizitorët gjejnë gjithçka që i duhet. Çdo dyqan i ri që i shtohet qendrave është i mirëstudiuar që të mos cënojë ofertën e qendrave tregtare si edhe të garantojnë standardin që ne duam të ruajmë për klientët tanë.

Tjetër elemet që do të doja të theksoja është pozicionimi strategjik i qendrave tregtare. Kur u hap QTU komentet e para ishin mbi largësinë nga Tirana por në vizionin tonë QTU do të ishte një qendër tregtare jo vetëm për Tiranën por edhe për Durrësin dhe veriun e Shqipërisë. Në fillim të gjithëve i dukej si shumë e pamundur por koha tregoi që strategjia jonë ishte e drejtë. E njëjta strategji është ndjekur edhe për TEG, një qendër tregtare për dy dhe më shumë qytete, jo vetëm për Tiranën dhe Elbasanin por edhe për gjithë jugun e Shqipërisë. Pozicionimi i qendrave tregtare ka qenë shumë i rëndësishëm në zhvillimin dhe suksesin e tyre jo vetëm në Shqipëri por edhe në Maqedoni me qendrën tjetër tregtare Skopje City Mall.

Shumë të kujdesshëm jemi treguar që markat e pranishme të qendra tregtare të kenë një raport optimal të cilësisë dhe çmimit duke ju përshtatur më së miri të gjitha kërkesave të tregut shqiptar. Gjithashtu në të dyja qendrat tergtare ne kemi arritur që të krijojmë forma shumë të mira partneriteti me markat duke organizuar përherë oferta dhe ulje çmimesh për t’i bërë të lumtur të gjitha klientët tanë.

Por në TEG dhe QTU nuk shkohet vetëm për blerje. Oferta e qendrave tregtare kompletohet duke ofruar elementët e argëtimit dhe shërbimeve. Qendrat tregtare përveç dyqaneve kanë edhe një sërë shërbimesh të tjera, si kafene, bare, restorante dhe hapsira kushtuar argtimit të fëmijëve. Gjithashtu çdo javë ka një program të ndryshëm me aktivitete që arrijnë kulmin gjatë fundjavave. Çdo fundjavë është një festë më vetë në TEG dhe QTU.

Të gjitha këto bashkë, miksi i markave, standardet dhe cilësia, vendndodhja strategjike, raporti i mirë midis çmimit dhe cilësisë, mundësitë edhe për argëtim e jo vetëm blerje, i kanë bëtë QTU dhe TEG ndër qendrat tregtare më të suksesshme në rajon.

4. A ka ndihet kriza e konsumit në QTU/TEG? Si ka qenë ecuria ndër vite?

Si në çdo lloj biznesi, edhe frequentimi i qendrave tregtare ka uljet dhe ngritjet e veta. Duke vlerësuar situatën e përgjithshme unë ndihem shumë i kënaqur me ecurinë e të dyja qendrave tregtare që ne si Grupi Balfin zotërojmë në Shqipëri, por edhe nga ajo në Maqedoni. Në kohë krizash konsumatorët bëhet shumë herë më të kujdesshëm se ku i shpenzojnë paratë dhe çfarë cilësie marrin mbrapsht. Statistikat tona mbi frekuentimin e qendrave tregojnë rritje duke treguar që klientët gjithnjë e më shumë zgjedhin cilësinë duke bërë edhe blerje të zgjuara. Këtë mund ta ofrojnë vetëm qendrat tregtare të mëdha dhe moderne që janë vetë garantë të cilësisë. Të ndërgjegjshëm për këtë situatë ne mundohemi gjithashtu që të ofrojmë gjithnjë më shumë për klientët tanë. Shumë shpejt në TEG do të shtojmë një restorant mjaft cilësor i cili pritet të hapet në fillim të vitit 2015, duke arritur një cilësi akoma më të lartë në shërbimet gastronomike të kësaj qendre tregtare.

5. Po për sa i përket konkurrencës, si ndiheni?

Në një ekonomi të shëndetshme konkurenca do të ishte një element zhvillues për të gjithë, kjo do e stimulonte më tej zhvillimin e sektorit. Tek situate ndërlikohet pak pasi qendrat tregtare nuk garojnë me njëra tjetrën por me sektorin informal të shitjeve me pakicë. Kjo konkurencë e pandershme prodhon vështirësinë më të madhe që i vjen bizneseve të rregullta të cilat aplikojnë standarde biznesi të niveleve europiane, si pasojë e bashkëpunimeve me markat më të njohura ndërkombëtare. Mos ndalja e kontrabandës së mallrave apo abuzimit me çmimet dhe cilësinë nuk i jep dot Shqipërisë shtytjen e nevojshme për të qenë në të njëjtin nivel me vendet e rajonit kur bëhet fjalë për zhvillimin e shitjeve me pakicë. E gjithë kjo situatë përkthehet pastaj në të ardhura të mëdha të munguara në arkën e shtetit. Në këto kushte qendrat tregtare më shumë sesa konkurencën midis tyre e shikojnë atë me tregun informal. Pa u zgjidhur një herë e mirë kjo situatë është e vështirë të shikosh konkurencë tjetër më të dëmshme sesa kjo, si për bizneset serioze ashtu edhe për vetë shtetin.