Presidenti Nishani dekoron zotin Samir Mane me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 19/02/2016, nr. dekreti 9447 zotit Samir Mane Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin: “Në vlerësim të njërit prej sipërmarrësve më të suksesshëm shqiptarë në vend dhe më gjerë, me një ndikim real në punësimin e një numri të madh punonjësish në të gjitha fushat e biznesit ku ai vepron, për rolin e tij vizionar dhe kontributin në rritjen e imazhit të sipërmarrjes shqiptare në botë si dhe në shenjë falënderimi për aktivitetin e tij humanitar”.
Samir Mane është një nga biznesmenët më të suksesshëm dhe më me influencë në Shqipëri. Z.Mane është president dhe pronar i Balfin Group, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon.
Falë ideve të tij inovatore dhe investimeve të suksesshme, Samir Mane ka transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun shqiptar por edhe sjelljen e konsumatorëve.
Portofoli i investimeve të Grupit Balfin kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim të hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, telekomunikacion, fincancim të konsumatorëve, industri minerare, turizëm dhe agrikulturë.