QTU
Qendra Tregtare Univers është qendra e parë tregtare, e hapur në Tetor të 2005, pozicionuar vetëm 6 km nga qendra e Tiranës. Hapja e QTU ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin socio-ekonomik të zonës. QTU Numëron mbi 7.1 milion vizitorë në vit.
Pas rikonstruksionit të saj, QTU është e shtrirë tashmë në dy kate dhe ka një zonë parkimi të jashtëm në pjesën ballore të qendrës. Së bashku me parkimin nëntokësor, në të gjenden 900 vende parkimi.
Në Qendër ndodhen 105 dyqane, 4 bare dhe 2 zona vetëshërbimi. QTU ka një larmi dyqanesh në sektorët kryesorë, ku mund të përmenden Neptun, Cineplex, dyqanet e Grupit Inditex, Jysk, Spar, Mango, LTB, Okaidi, Burger King, Geox etj.
Ambjentet e Qendrës janë të mbuluara me Wi-Fi dhe në të ofrohen një sërë shërbimesh financiare dhe fasilituese.
Website
Projekte të tjera



