Park Gate
“Park Gate” është një objekt me stil shumë të veçantë arkitekturor dhe strukturor, pranë hyrjes së Parkut të Tiranës në Rrugën e Elbasanit. Pozicioni mjaft strategjik, përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” dhe “Fakultetit Ekonomik”, në Rrugën e Elbasanit dhe fare pranë Parkut të Liqenit Artificial, e bëjnë këtë objekt dhe më të lakmuar nga klientët, si për banim ashtu dhe për biznes. Objekti përbëhet nga një ndërthurje strukturash; nga ana lindore dhe jugore ngrihet në lartësinë e 13 kateve dhe nga ana perëndimore dhe veriore ngrihet në lartësinë e 7 kateve. Godina ka tarraca të gjelbëruara duke ju përshtatur trendit më të fundit të ndërtesave me tarraca ekologjike, si edhe do të ketë një fasadë tepër të personalizuar 3-ngjyrëshe. “Park Gate” përfshin 2 kate shërbime, 7 dhe 11 kate banim, si edhe 2 kate parkim nëntokësor.
Projekte të tjera



