Green Coast Resort

Informacion rreth projektit

Green Coast Resort and Residences, një investim i rrallë në Shqipëri dhe një projekt elegant që i shtohet Mesdheut, është ndërtuar në mënyrë strategjike në Palasë – një prej fshatrave më të bukur të Rivierës Shqiptare, në afërsi të Vlorës. Green Coast i cili është pa dyshim jo vetëm projekti më i madh, por edhe më elitar në Shqipëri, dukshëm me shumë veçanti dhe avantazhe për këdo që kërkon stil dhe luks, tashmë është gati të mirëpresë banorët e ti. Shtrirë në 20 hektarë truall, duke respektuar mirëfilli ekosistemin, kulturën dhe historinë e Palasës, Green Coast ofron më të mirat e nivelit të lartë të jetesës. Green Coast është i përbërë nga 3 komponentë kryesorë: Pjesa rezidenciale me vila të tipologjive të ndryshme , frymëzuar nga shtëpitë e vjetra të Palasës, një hotel në standard me 5 yje dhe një shëtitore piktoreske buzë detit me restorante tradicionale e gourmet, shërbime dhe argëtim cilësor dhe njësi të tjera biznesi në dispozicion të banorëve dhe vizitorëve.

Website

Green Coast Resort