ACREM është lideri shqiptar në menaxhimin e Qendrave Tregtare, Rezidencave të Banimit dhe tipologjive të tjera të pasurive të patundshme.

ACREM

ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management) është lideri shqiptar në menaxhimin e shërbimeve të pasurive të patundshme. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjerë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie, Administrim.

ACREM është themeluar në vitin 2007, me qëllim menaxhimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU. ACREM ka krijuar standartet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Qëllimi i ACREM është të sigurojë një eksperiencë ekselente konsumatore bazuar kjo në përvojën disa vjeçare, në lidershipin e fituar në treg, në rrjetin e fortë të profesionistëve dhe në shpirtin e sipërmarrjes që e mban përherë inovativ.
ACREM është pjesë e Balfin GROUP, një nga grupet më të mëdha e më të suksesshëm të investimit në rajon.

Të reja

Më shumë se 808,030 produkte: 10 fakte interesante rreth TEG

Më shumë se 808,030 produkte: 10 fakte interesante rreth TEG

TEG është qendra tregtare më e madhe dhe më e njohur në Shqipëri, një pikë referimi në kryeqytet, si dhe një destinacion argëtimi. Edhe pse nuk është Dita Ndërkombëtare e Matematikës (është në fakt 14 marsi, që është Dita e Pi-së), nëse të pëlqejnë numrat, këtu gjen...

Ekspozita Layers: Tekstura e Veshjes Kombëtare në TEG

Ekspozita Layers: Tekstura e Veshjes Kombëtare në TEG

Tirana East Gate është porta më e madhe e Tiranës për trendet më të reja të botës së modës dhe dizajnit. Krahas emrave ndërkombëtarë të prodhimit industrial, TEG sjell edhe produktin artistik te të gjithë ne. TEG bashkëpunon me Fondacionin Mane për të mbështetur...